Edicioni i vitit 2017 të Teen Choice Awards u futën menjëherë në kaos kur u lajmërua në minutë të fundit se Miley Cyrus nuk ishte paraqitur.
Që në këtë moment u kuptua se kjo natë do të ishte shumë zhgënjyese për fansat. Në një lajmërim shokues në fillim të ceremonisë, aktorja dhe këngëtarja Victoria Justice u shfaq në skenë për të bërë publik lajmin se fituesja e çmimit honorifik, Miley Cyrus “nuk ia doli dot” që të vinte në spektakël. As aktori Chris Pratt nuk u shfaq për 30 minutat e para të spektaklit, por më vonë erdhi që të merrte çmimin e tij si Choice Sci-Fi Movie Actor. Emra të tjerë të mëdhenj nuk i kushtuan aspak rëndësi këtij eventi. Disa prej tyre si Bruno Mars dhe Gal Gadot dërguan vetëm video ku pranonin çmimin, ndërsa të tjerë si Beyonce, Zac Efron apo Ariana Grande thjesht u nominuan fitues në mungesë. Më vonë Miley lëshoi një deklaratë në Instagram ku tha se ishte shumë e mërzitur që nuk ia doli, por hajde thuaja këtë fansave.