INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga ministre në aktiviste! Mirela Kumbaro del në ''protestë''

Nga ministre në aktiviste! Mirela Kumbaro del në ''protestë''

Publikuar më: 15:43 24-01-2019

Disa javë më parë kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga posti i Ministres së Kulturës, por mesa duket kjo i ka dhënë mundësinë Mirela Kumbaros të jetë një qytetare e thjeshtë që dhe mund të "protestojë".

Kumbaro duket se është në krah banorëve të Zagorisë për të protestuar kundër shpimeve me eksploziv për naftë e gaz nga kompania SHELL.
Në një kohë kur përfaqësuesit e kompanisë SHELL kanë qenë në një dëgjesë publike, mësohet se ish-ministrja ka kundërshtuar shpimet në zonën e mbrojtur.
Kumbaro ka parashtruar një listë me një sërë pyetjesh për kompaninë, ndërkohë që ka kërkuar që zona e Zagorisë të mos cënohet nga kërkimet për naftë.
“Është një vlerësim i bërë me nxitim, është i sipërfaqshëm dhe mungojnë shumë elementë studimorë për zonën. Të gjitha zonat që ju përmendni në studim janë zona të mbrojtura, ajo që më la të pakënaqur është mënyra e cekët që ju keni vlerësuar trashëgiminë kulturore”, është shprehur ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549