Aurela Hoxha ishte një ndër të ftuarat e puntatës së tetë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Sfidës “Ndaje ose Tortën” nuk mund t’i shpëtonte as Aurela, e cila e kaloi me sportivitet pyetjen pikante.
Modelja seksi kishte për “detyrë” të rendiste 3 modelet shqiptare nga më e mira te më pak e mira dhe emrat ishin këto: Angela Martini, Dorina Gegici dhe Oriola Marashi.
Sipas Aurelës vendin e parë e meriton modelja Dorina Gegici, jo se është mikesha e saj e ngushtë por sepse sipas Hoxhës ajo vërtet është më e mira. Në vendin e dytë renditi Angela Martinin dhe në fund Oriola Marashin, teksa shtoi se kjo e fundit nuk do mërzitej pasi edhe ajo mendon njëjtë si Aurela se Angela është më seksi.