INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga muzikantë në komedianë: Flor Mumajesi dhe Dj Vicky ju prezantojnë me

Nga muzikantë në komedianë: Flor Mumajesi dhe Dj Vicky ju prezantojnë me "Bletushen" [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 29-07-2016

Flori Mumajesi dhe Vik Kraja, i njohur si Dj Vicky, kanë nisur një spektakël të vërtetë humori në Instagram.

Dyshja simpatike kanë postuar shpesh gjatë ditëve të fundit video të shkurtra ku të dy shfaqen si bletë nga efektet e Snapchat. Dj Vicky vendoset në petkun e “bletushes”,të cilës nuk i mungon kurrë përgjigja për pyetjet “me thumb” të Florit. Dhe kur pyetjet duken me thumb, nuk do ta merrni me mend si janë përgjigjet e bletushes. Shpesh me fjalë “që nuk thuhen”, por asnjëherë bezdisëse, Flori dhe Viki na kanë bërë të mbajmë barkun me dorë. Këto janë tre video të këndshme nga ato më “të pastrat”. Të tjerat mund t’i ndiqni në Instagramin e Florit.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838