INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga ndryshimi i ngjyrës e deri te zgjerimi, ja 9 FAKTET që duhet të dijë çdo femër për vaginën!

Nga ndryshimi i ngjyrës e deri te zgjerimi, ja 9 FAKTET që duhet të dijë çdo femër për vaginën!

Publikuar më: 15:03 24-05-2019

1. Jo çdo grua lind me himen. Kjo membranë e hollë që mbulon pjesërisht hyrjen në vaginë nuk është e “garantuar”, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve. Dhe edhe nëse keni lindur me një, duke luajtur si fëmijë, duke përdorur tampona, ose procedurat e rastësishme mjekësore mund ta "thyeni" atë.

2. Edhe në qoftë se nuk vuani nga një infeksion, vagina është një organ që sekreton lëngje. Kur mikrobiomi ose grupi i shëndetshëm i baktereve në vaginën tuaj çekuilibrohet atëherë do të keni kruajtje, sekrecione me erë apo djegie.

3. Zona përreth shpesh mund të jetë në ngjyra të ndryshme. Hije e zonës rreth vaginës nuk lidhet domosdoshmërisht me tonin e pjesës tjetër të lëkurës suaj. Ju gjithashtu mund të keni ngjyra të ndryshme në zona të ndryshme, për shembull, labia mund të jetë e errët, por perineumi mund të jetë i zbehtë rozë.

4. Muret e saj rrisin përmasat. Zakonisht, muret e vaginës zgjerohen deri në dy centimetra gjatë seksit dhe mund të bëhet edhe më e madhe për të lejuar një fëmijë të kalojë përmes saj.

5. Shumë seks nuk do ta zgjerojë vaginën e gruas. Siç u shpjegua më sipër, vagina është tepër elastike, kështu që gjithmonë kthehet në ngushtësinë e saj të zakonshme pas seksit.

6. Ju mund ta forconi atë si çdo muskul tjetër. Lexoni më shumë në këtë link rreth ushtrimeve KEGEL.

7. Është vetë-pastruese. Sekrecionet vaginale largojnë qelizat nga muret vaginale, ujin e tepërt dhe bakteret. Kur jeni në dush, një shpëlarje e lehte me sapunë të butë, pa aromë dhe ujë midis palosjeve labiale është e gjitha që ju nevojitet.

8. Era e saj mund të ndryshojë gjatë gjithë muajit. Ajo ka tendencë të jetë acidike para periodave. Gjithashtu mund të jetë më e fortë pas stërvitjes, për shkak të gjëndrave të djersës, dhe gjatë seksit, në sajë të lubrifikimit natyral që prodhoni, sipas Living. "Është normale që vagina të ketë një erë të lehtë," thotë Dr Boyle. "Por kur erë të bëhet e fortë, e pakëndshme, ose shoqërohet me sekrecione të pazakontë, është koha për të lënë një takim me mjekun".

9. Shpeshtësia e aktivitetit seksual rrit rrezikun për infeksion të traktit urinar. Për fat të mirë, pirja e lëngjeve dhe të urinuarit pas seksit mund ta parandalojë këtë gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0030279159545898