Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook hartën e zonave të gjelbërta ku do të lehtësohet lëvizja, për shkak të numrit të ulët të rasteve me Covid-19. Rama bëri të ditur se megjithëse do të ketë lehtësim në lëvizje, në këto zona do të ndiqen sërish rregulla strikte.
Rikujtojmë se vendet e përfshira në zonën e gjelbër, nisur nga e hëna, janë:
• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë
Në këto zona, gjatë fashës orar 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të padites do të mund të qarkullohet pa autorizim, por nga ky lehtësim përjashtohen pensionistët, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Njoftimi i plotë:
? JA ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN:
• Qarku Dibër
• Qarku Gjirokastër
• Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
• Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
• Bashkia Divjakë
? NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!
?NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE
? PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA
? NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.
? KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE
? NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME?
*Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv.
Aktivitetet që do lejohen të hapen ditën e nesërme:
Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë gjendet e plotë në portalin E-Albania.
Njoftimi i Manastirliut:
“Nisur nga zhvillimet e javes se fundit, nga vleresimi dhe analiza e te dhenave dhe situaten e epidemise ne vend, komitetit teknik I eksperteve ka hartuar strategjine e ri-hapjes graduale dhe te kujdesshme per popullaten dhe sherbimet esenciale. Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave, qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij.
Do tw tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshem, duke vleresuar kurben epidemiologjike, shperndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmerine e infeksionit si dhe perballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19.
Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.
Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte:
Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.
Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Lista e protokolleve te sigurise te pergjithshme dhe specifike sipas klasifikimit te riskut per bizneset e siperpermendura gjendet ne portalin e-albania dhe eshte e detyrueshme per cdo biznes te hapur.
Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”.
Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
Zonat si me poshte:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.
Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.
Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.
Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.
Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.
Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!”