Ngjarjet e bujshme kanë qënë të pashmangshme këtë vit duke filluar nga ngjarja e trishtë që përfshiu këngëtaren e famshme Elvana Gjata e deri tek fitorja e ”Kënga Magjike” nga Flori Mumajesi dhe emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani ka sjellë për ju 10 lajmet që thyen rrjetin për vitin që lamë pas.
Viti 2018 ishte një vit reflektimi, pune dhe arritjeje për disa nga ne. Ndërsa për ata që punuan shumë dhe që dhanë shpirtin në atë që po bënin, puna iu shpërblye shumëfish. Por më poshtë ju njohim me ngjarjet që thyen internetin dhe bënë të gjithë të flisnin për ta.
1-Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e bujshme në ish-bllok ku një person mbeti i vrarë, por kishte edhe të plagosur. Kjo ngjarje tërhoqi shumë vëmendje edhe prej përfshirjes së emrit të këngëtares së famshme Elvana Gjata. Ajo ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe, por vlen të thuhet se për këtë vi pa frikë mund të jetë personazhi që theu rrjetin dhe ktheu vëmendjen e të gjithëve tek ajo. Madje edhe bashkëpunimet e saj me yjet botërorë si Ty Dolla Sign dhe Poo Bear kanë qenë një sukses më vete për këngëtaren.
2-Zëri femëror që u dëgjua në hitin e kampionatit botëror “Rusi 2018”, ishte i yllit shqiptar, Era Istrefit. Nuk mbeti shqiptar e te huaj pa e komentuar pjesëmarrjen e këngëtares Era Istrefi, në himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe komentet për të ishin me të vërtetë shumë pozitive saqë e krahasuan edhe me këngëtaren nga Barbadosi, Rihanna.
3- Protesta e studentëve të Universiteteve, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Prestigjiozja New York Times i kushtui një artikull kësaj proteste.
Në artikull thuhej se studentët refuzuan dialogun dhe kerkuan plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.
Gazeta i ka mëshuar vendosmërisë së studentëve shqiptarë, të cilët sfiduan shiun, ndërsa nuk pranuan pjesëtarë të partive opozitare.
4-Sunny Hill Festival padyshim që ka sjellë super perfomanca nga artistët e huaj dhe ata vendas, duke u kthyer në një prej festivaleve më të mëdha muzikore. Kete vit të pranishëm ishin emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Dua Lipa, DJ numër 1 në botë, Martin Garrix, dhe shqiptarin tjetër të famshëm, Action Bronson, por edhe shumë artistë të tjerë mjaft të suksesshem shqiptare u ngjitën në skenën e Sunny Hill Festival. Edhe viti 2019 pritet të jetë akoma edhe me madhështor për festivalin, pasi emra akoma me te medhenj pritet te vijne ne Sunny Hill Festival, mbase Rita Ora, Bebe Rexha apo edhe Era Istrefi.
5- Në maj të këtij viti, Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e familjes mbretërore tërhoqi vëmendjen e gjithe botës. Nen masa te rrepta sigurie dhe ne syte e miliona njerezve Princi dhe Meghan u bene Duka dhe Dukesha e Sussex-it, titull i cili nuk është dhënë më shumë se 150 vite.
Pasi thanë po, ata shkëmbyen një puthje kur dolën nga kisha përpara mijëra njerëzve.
POR një tjetër martesë tërhoqi më shumë vëmendje dhe u bë zyrtarisht më e suksesshme se dasma e Meghan dhe Princ Harry.
6-Ajo e bloggeres Chiara Ferragni me reperin italian, Fedez.
Më 1 shtator, Chiara Ferragni dhe Fedez, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Eventi i madh u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, me hashtagun ‘theferragnez’. Duke i dhënë kështu një popullaritet më të madh se dasmës mbretërore.
Festimet e dasmës së blogeres nisën që më 31 gusht dhe përfunduan më 2 shtator, në Noto të Sicilisë.
Festimi treditor u transmetua live në rrjete sociale, me hashtagun #TheFerragnez, i cili më pas u pasua me 67 milionë njerëz të tjerë.
Dasma u komentua shumë në media dhe gazetarët kanë bërë krahasimin me dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harryt. Sipas statistikave dasma e bloggeres ka rezultuar më e suksesshme dhe me më shumë influencë se ajo e aktores. 3 fustanet ‘Dior” të Chiara-s kanë shkaktuar më shumë bujë mediatike se fustanet e thjeshtë të Meghanit. Njerëzit ishin dyfish më të interesuar për fustanet e bloggeres. Sipas statistikave të “Daily Mail” thuhet se Ferragni i ka shtuar kompanisë “Dior” 5.2 milionë fitime.
7-Viti 2018 padiskutim ka qenë viti ku Ariana Grande meriton titullin si femra më e përfolur në showbiz.
Por ky vit ka qenë edhe i mbushur me plot sfida për të. Në fillim këngëtarja ka lançuar albumin e ri, u nda nga i dashuri Mac Miller ku më vonë ai ndërroi jetë nga overdoza. Pa kaluar shumë kohë, ajo u fejua me Pete Davidson dhe më pas hoqi dorë nga fejesa. Krejt aksidentalisht u përfshi në një sherr online me Drake dhe Kanye West, ndërkohë tani është duke u bërë gati për një tur ndërkombëtar.
Madje ajo u zgjodh edhe "Artistja e vitit", por te pakten nga ana profesionale, pasi nga ana personale per Granden ishte ai me i keq. Keshtu u shpreh Ariana teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë:
“Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’.
Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. E thene gjithe kjo duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të.
8-Çifti Hailey dhe Justin Bieber
Është folur për të gjithë verën pa pasur një konfirmim zyrtar. Por martesa mes Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin tashme e ka nje konfirmim.
Të dy kanë konfirmuar sipas mënyrës së tyre, në rrjetet sociale martesën, e realizuar në sekret të madh.
Ajo ka ndryshuar emrin e saj në Instagram në Hailei Bieber, ndërsa ai në profilin e tij ka ndarë foton e tyre me komentin bashkangjitur “Gruaja ime është e madhe”.
Martesa e tyre diskutohej prej muajsh, që kur këngëtari zyrtarizoi fejesën me modelen në një postim në Instagram në korrik 2018.
9-Kiki i Drake!
‘In My Feelings’ e Drake u bë virale kudo nëpër rrjete sociale për shkak të kërcimit në pjesën ‘Kiki do you love me’, që e kanë bërë shumë njerëz. Reperi kanadez më pas ia bashkëngjiti edhe videoklipin në fund të cilit ka futur shumë pjesë të videove të njerëzve të ndryshëm që kanë bërë kërcimin e njohur. Ku pjese e klipit ishte edhe shqiptarja Dua Lipa. Vlen të thuhet se kjo këngë u cilësua si një ndër këngët më të famshme për vitin 2018 dhe Drake ia doli edhe këtë vit.
E mbyllim këtë Top10 në "Fun Day" me fitoren e Flori Mumajesit në "Kënga Magjike"
Flori Mumajesi është triumfuesi i edicionit të 20-të të Këngës Magjike. “Plas” është kënga që u votua më me shumë pikë nga artistët pjesmarrës, duke rrëmbyer çmimin e parë të këtij festivali, dhe jo vetëm. Performanca e kompozitorit të njohur rrëmbeu gjithashtu ovacionet dhe duartrokitjet e zgjatura të publikut në sallë.
Epo tani mezi presim të shohim sukseset e artistëve për vitin 2019!/intv.al/A.D/