INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga një adoleshencë normale, në majat e muzikës botërore. Dua Lipas i realizojnë një dokumentar [VIDEO]

Nga një adoleshencë normale, në majat e muzikës botërore. Dua Lipas i realizojnë një dokumentar [VIDEO]

Publikuar më: 20:07 20-12-2016

Këngëtarja e talentuar ka folur hapur rreth transformimit të saj nga një sensacion viral në internet në një yll të muzikës pop.

“Duhet të punosh shumë shumë fort, jo vetëm për muzikën, por për çdo gjë në jetën tuaj”, u shpreh Dua Lipa në dokumentarin e dedikuar për të me titullin “See In Blue”, një dokumentar i shkurtër i realizuar nga “The FADER” dhe “YouTube Music”.

“Nuk mendoj se qëllimi im ishte të kisha një karrierë si kjo”, vazhdoi ajo.

Si vajza e një muzikanti, Dua Lipa u rrit e rrethuar nga muzika, dhe inspiruesit e saj në adoleshencë ishin Christina Aguilera, Stereophonics dhe Robbie Williams. Në moshën 15 vjeçare, ajo vazhdoi të postonte video në YouTube, duke treguar zërin e saj brilant me anë të cover-ave të këngëvë të saj të preferuara. Por kalimi nga regjistrimi në dhomën e gjumit, në regjistrimin në studio, nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.  “Unë kam patur ulje dhe ngritje, duke u munduar të gjeja vetveten”, tha Dua rreth procesit të zbulimit të zërit të saj.

Ky klip përfshin transforminin e Duas që nga videon e bëra në shtëpi, deri te shfaqjet e saj mahnitëse. Në “See In Blue”, Dua Lipa tregon të vërtetën se si kush aspironte të bëhej. Me qëllimin për të qenë vetvetja dhe e influencuar nga J.Cole dhe Nelly Furtado, ëndrrat e saj për të bërë një album që e konfirmon atë si një artiste, janë bërë realitet.

Ja dokumentari i plotë:

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376