Ditën e sotme ka nisur me sukses emisioni “Doktor Plastik”, me autore Elda Laze, padyshim një emision shumë interesant i cili u vjen në ndihmë personave që kanë probleme më fytyrën dhe jo vetëm.
Për Oltjonin nuk ka qenë e thjeshtë të jetojë me komplekse rreth pamjes së tij e as njerëzit që e rrethonin nuk ia kanë bërë më të lehtë. Me rritjen, nisën të zhvillohen dhe tiparet si hunda apo veshi dhe Oltit i është dashur të jetojë me komente nga më të ndryshmet, por jo vetëm. Atij nuk i është afruar asnjë vajzë deri më tani.
Ai ka kryer dy operacione në të shkuarën në hundë, më shpresën së do të rregullonte frymëmarrjen, por pa sukses. Dhe tani i është drejtuar emisionit “Doktor Plastik” dhe tashmë duket shumë normal dhe i lumtur.