Një nga moderatorët më të dashur amerikanë, i cili këtë herë do të prezantojë çmimet Oskar, është pikërisht Jimmy Kimmel.
Ai ka shkruar në Twitter se kjo nuk është një shaka dhe “hakmarrja” e tij për ndarjen e çmimeve Oskar në 2017-ën ka për të qënë e tmerrshme dhe e ëmbël. Kjo deklaratë e tillë është si pasojë e kritikave të shumta për mungesën e diversitetit që u bënë në shkurt të këtij viti , ku prezantues i shfaqjes ishte aktori dhe komediani Chris Rock.
Nuk është hera e parë që Kimmel prezanton një event të rëndësishëm. Këtë vit ai prezantoi Emmy Awards, po ashtu edhe në vitin 2012.