Në një intervistë ndryshe për “Pardon My French” në Top Albania Radio të konceptuar në bazë të këngëve të tij, Ledri Vula ka treguar çdo gjë që ne nuk dinim për marrëdhënien me Sarën. Reperi ka treguar për moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, se me mamanë e “Poem Blu”, ishin bashkë që kur ai lançoi bashkëpunimin me Lyrical Son, “Princess Diana”, në qershor të vitit 2018. Asokohe, ajo ishte në backstage-t e xhirimit të klipit. Ndërkohë i pyetur se kur e kuptoi që Sara ishte partnerja e së ardhmes, ai u përgjigj: “Gjërat ndodhin. E dua shumë si njeri, për karakterin që ka. Dikë si Sara do kisha dëshirë të ma rrisë një fëmijë”. Ledri tregoi edhe momentin kur zbuloi se ajo ishte shtatzënë.
“Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Jam zgjuar pa e pirë kafen dhe më merr Sara në telefon. Më pas vjen dhe më tregon ekon. Ishte me sy gjysmë me lot. E shihja. S’po bëja dot lidhjen. A jam në ëndërr? Jam gëzuar si fëmijë. Me janë mbushur sytë me lot. Unë çohem në mëngjes shoh vajzën akoma se besoj” është shprehur ai.