Moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e saj me aktorin Donald Veshaj. Prezantuesja ka treguar se ishte dashuri me shikim të parë.
Ajo u shpreh se u panë për herë të panë me njëri-tjetrin në një koncert recital dhe nga aty lindi dashuria e tyre.
Bora Zemani u shpreh se ishte Donald Veshaj që e mori hapin e parë për të qenë bashkë, ndërsa tregoi se mesazhi i parë nga aktori i erdhi pasi ajo i hapi Story-t në Instagram.
“Punonim në të njëjtin televizion, por nuk jemi njohur aty. Kemi qenë të ftuar në një koncert recital dhe atje jemi parë për herë të parë me njëri-tjetrin. U pamë dhe e kuptuam me sy se çfarë po ndodhte.
Sytë thamë se ne duhet të gjeni patjetër mënyra për të folur me njëri-tjetrin, duhet ta kërkonim patjetër njëri-tjetrin. U lidhëm pastaj nëpërmjet rrjeteve sociale. Sytë e Donaldit më goditën tek ajo pamje e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur me një vajzë që ishte pjesë e showbizz dhe unë e njihja, thashë ishalla nuk është ky dhe rezultoi Romeo.
Donaldi patjetër i ka marrë hapat i pari, nuk mund të bëja ndonjë lëvizje unë. Por ishte e qartë që në momentin e parë e ruanim njëri-tjetrin me sy gjatë gjithë asaj nate. Më pas filluan mesazhet, pastaj u takuam. Takoheshim për pak dhe rrinim deri në orët e para të mëngjesit. Humori ishte gjëja e parë na bashkoi.
Rallë më ka rastisur që të komunikoj me dikë me mesazhe dhe të qesh aq shumë vetëm nga mesazhet. Unë nuk i dija emrat e binjakëve dhe kur më erdhi mesazhi i parë isha me shoqet e mia të ngushta. Njëra nga shoqet e mia e njihte Donaldin dhe hapi profilin e tij me telefonin tim, duke i hapur Story.
Mesazhi i parë që më erdhi nga Donaldi ishte screenshot që i kisha parë Story dhe tha më në fund të gjeta”, shprehet Bora.
Bora Zemani rrëfeu gjatë intervistës se xhelozia në marrëdhënien e tyre ka qenë në maksimum dhe se janë përballur me probleme, por shtoi se të dy e kanë rritur njëri-tjetrin.
“Të dy kemi bërë ndryshime për njëri-tjetrin. Jemi lidhur shumë të vegjël, jemi njohur para 5 viteve. Secili kishte krijuar botën e vet, nuk është se ishim të gatshëm për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit 100%. Ajo në marrëdhënie ka pasur problemet e veta, xhelozia ka qenë në maksimum nga të dyja anët.
Ndoshta edhe nga fakti që shumë shpejt kemi punuar me njëri-tjetrin. U mësuam 24 orë me njëri-tjetrin, pastaj nëse secili kishte nga ndonjë gjë më vete diskutohej shumë, kishim debate. Të dy e kemi rritur njëri-tjetrin’, tregon ajo.
Prezantuesja tregoi se puthja e tyre ka qenë në makinë, por në ato momente ka pasur pasguri në lidhje me këtë hap që do të ndërmerrte.
“Puthja e parë ka qenë në makinë. Kishim dalë diku dhe ishte një puthje që ishte shumë e qartë që duhej të putheshim por unë bëja sikur refuzoja dhe spo doja të puthesha në atë moment.
Në puthjen e parë ishte pasiguria për të gjithë situatën”, tha prezantuesja.
Bora Zemani u shpreh se momenti kur Donald Veshaj i propozoi për martesë në premierën e filmin “5 herë jo”, është më i bukuri në marrëdhënien e tyre.
“Momenti i propozimit, thashë ‘po ky është përjetësisht i imi’. Momenti më i bukur që kemi përjetuar me njëri-tjetrin. Puthja në BBV ka afeksionuar shumë njerëz, por nuk ka qenë në një moment të bukur tonin si puthje. Përcolli emocione, por nuk ishte momente ynë më i bukur”, tha moderatorja.