INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga nxehtësia e netëve domenikane vjen

Nga nxehtësia e netëve domenikane vjen "Summer Nights", e Tiësto dhe John Legend [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 15-07-2016

Netët e verës janë veçanërisht të nxehta në Republikën Domenikane dhe për ta provuar këtë vjen kënga më e re e dj-it Tiësto.

“Summer Nights” është publikuar së fundmi në bashkëpunim me këngëtarin fitues të çmimit Oscar, John Legend. E filmuar në studion vibruese të Santo Domingos, kamerat ndjekin festën e kërcimit të qytetit, ndërkohë që njerëzit e lëshojnë veten për të ndjerë ritmin. Legend gjithashtu bën një shfaqje figurante në formën e një pikture murale në një nga muret e qytetit ndërkohë që festimet nuk ndalojnë për asnjë moment. Kjo nuk është hera e parë që Tiësto dhe John Legend bashkojnë forcat, pasi kanë bashkëpunuar më parë për versionin remix të superhitit “All Of Me”, me të cilin fituan një çmim Grammy.

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334