Sot në ndryshim nga seancat e kaluara në parlament, pritet të bëjnë betimin deputetë si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, do të jenë Halil Valteri ,Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 2017, e që pranuan mandatin e deputetët pas vendimit të opozitës së bashkuar për a dalë jashtë parlamentit. Gjithashtu nga radhët e LSI, betimin si deputet pritet ta kryejnë sot në seancë Vasil Sterjovski Edmond Stojku, Suzana Topi.
Ndërkohë zgjedhjet vendore, kanë nxjerrë jashtë parlamentit 4 deputetë socialistë, të cilët do të garojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Kështu në seancë plenarë pritet të bëjnë sot betimin, Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit i cili kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku do të marrë mandatin lënë nga Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.
Po ashtu pritet të bëjnë betimin edhe Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.