Bad Blood mes Selena Gomez dhe Taylor Swift?
Dhe këtë herë duket se nuk bëhet fjalë vetëm për një videoklip. Selena Gomez ishte mungesa më e madhe në festën e 4 Korrikut të organizuar nga Taylor dhe të mbushur me yje të botës së spektaklit. Megjithatë duket se bukuroshja 23 vjecare ishte e zënë duke organizuar festën e saj personale për ditën e pavarësisë. Ylli i “Kill Em with Kindness” shijoi një festë pishine nën tingujt e DJ Khaled dhe Drake. Deri këtu gjithcka duket normale, deri në momentin kur ajo vuri në sfond këngët e Katy Perry, armikes së betuar të Swift. Selena duket se nuk e ka pritur mirë festën e shoqës së saj…