Të gjithë i shohim politikanët shqiptarë, të veshur me kostum e kollare, teksa mbajnë fjalime në Kuvend. Por, a e keni menduar ndonjëherë si janë ata jashtë ekranit?
tashmë që rrjetet sociale janë kthyer në "trend", dhe politikanët nuk i shpëtuan dot. Kjo ka bërë që të njihemi pak më mirë me disa prej tyre.
Intv.al ju njeh me disa nga pasionet e "fshehta" të politikanëve në Shqipëri.
Sali Berisha
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka treguar shpesh se ka qejf të merret me aktivitete fizike. Ai shpesh ndan në rrjete sociale momente nga këto aktivitete, si noti apo ecja.
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama, në rininë e tij është marrë me basketboll dhe pikturë. Ai e ka treguar se i ka akoma këto pasione, edhe pse ndoshta nuk i ushtron shumë, pasi dhe në zyrën e tij gjendet një kosh basketbolli dhe shumë ngjyra të vendosura mbi tavolinë.
Ilir Meta
Presidenti i vendit Ilir Meta, në rininë e tij ka qenë shtangist. Ai e ka treguar se nuk e ushtron më këtë pasion. Së fundi ai po tregon se viziton vende të ndryshme të Shqipërisë, ku përveçse i promovon, ushtron dhe aktivitete fizike.
Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike ka treguar se pasionet e tij janë volejbolli dhe të lexuarit. Përsa i përket këtij të fundit, ai ka thënë se i pëlqen të lexojë në mesnatë.
Saimir Tahiri
Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ka treguar se i pëlqejnë sportet ekstreme. Shpesh herë është parë teksa bën zhytje në ujë, hedhje me parashutë, të ngasë makina në terrene të vështira etj. Nuk mungojnë as kalërimi për të cilin u shigjetua nga opozita ditën e djeshme.
Majlinda Bregu
Një prej figurave të njohura të PD-së, Majlinda Bregu me sharmin e saj bie mjaft në sy. Të gjithë i kemi parë format që Majlinda Bregu ka dhe për këtë e ka një "sekret. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se si nis dita për të, duke treguar dhe sekretin e formave të saj, që janë palestër dhe ushtrime.
Eduart Ndocaj
Ish deputeti i Partisë Socialiste, ra në sy për kapelet e tij si kaubojs, prej të cilave i ngjitën dhe nofkën "Kaubojsi". Së fundi ai ka treguar pasionin e tij për pikturën. Ndocaj ndan shpesh në rrjete sociale piktura të tijat.
Jozefina Topalli
Ish-kyeparlamentarja në intervista të ndryshme mediatike ka treguar se i pëlqen ta kaloj kohën e lirë duke shëtitur me qenin e saj. Jozefina Topalli ndan shpesh në rrjete sociale foto me të dhe duket se i jep kuptim shprehjes: "Qeni është miku më i mirë i njeriut"./Intv.al/