INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga parukeritë deri tek baret, Rama publikon planin e rihapjes dhe lehtësimet për tre të hënat e ardhshme

Nga parukeritë deri tek baret, Rama publikon planin e rihapjes dhe lehtësimet për tre të hënat e ardhshme

Publikuar më: 19:27 01-05-2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot planin e rihapjes dhe lehtësimet që përfitojnë secila kategori nga kjo e hënë dhe për tre javë me radhë.

Ai ka bërë me dije se duke filluar nga data 11 maj do të hapen parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet brenda qendrave tregtare.

Ndërsa që nga data 18 maj do të hapen baret dhe restorantet, por vetëm në ambjentet jashtë lokalit.

Por kreu i qeverisë theksoi se “ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”.

plani-1.jpgplani-3.jpgplani-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102