Puthja është një nga elementët e preferuar të rënies në dashuri. Por nëse dini të puthni, shumë nga faktet e mëposhtme ndoshta nuk i keni ditur…
- Stili i të puthurit e ka origjinën nga embrioni
Kërkues gjermanë vëzhguan më shumë se 100 cifte duke u puthur dhe vunë re se pjesa më e madhe e tyre e anonin kokën nga e djathta. Grupi i shkencëtarëve doli në përfundimin se kjo rridhte nga qëndrimi ne embrion kur ne natyrshëm e anojmë kokën nga e djathta.
- Të puthurit kërkon fuqi serioze muskujsh
Një puthje kërkon 146 muskuj të koordinuar, përfshirë 34 muskuj të fytyrës dhe 112 muskuj posturialë. Muskujt që vihen më shumë në lëvizje janë ato rreth gojës, orbicularis oris.
- Dëshira jonë për t'u puthur vjen nga minjtë
Kazushige Touhara dhe kolegu i tij në Universitetin e Tokios, besojnë se dëshira për t’u puthur rrjedh nga një mi i lashtë. Shkenca thotë se ky mi me emrin Eomania Scansoria, fërkonte hundën me artnerin si formë shkëmbimi për feromonet dhe si sinjal për dëshirën. Kështu puthja njerëzore është një sjellje brejtësish.
- Historia e "X-it" pas XOXO daton në Mesjetë
Ne përdorim "XOXO" si një shenjë afeksioni në kartolina dhe letra dashurie, por jo të gjithë e dinë origjinën e historisë. Historianët e cojnë atë në Mesjetë kur pjesa më e madhe e njerëzve nuk mund të lexonin apo të shkruanin. Fshatarët e përdornin "X" si një nënshkrim dhe më pas puthnin dokumentin si një gjest të shtuar sinqeriteti.
- Një mbret dikur e shpalli puthjen si akt të ndaluar
Në 16 qershor 1439, mbreti Henry VI e ndaloi puthjen në Angli. Arsyeja? Për të pakësuar rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në mbretëri. Kjo më pas u kthye në dicka të ndaluar në të gjithë botën. Në shek 16-të, në Napoli jo vetëm që puthja në public u ndalua por ndëshkohej me vdekje po ashtu.
- Puthjet epike nëpër filma pothuajse nuk kanë ekzistuar
“Titanic”, “ Casablanca”, “Gone With The Wind”, disa nga puthjet më fantastike në historinë e Hollyëoodit, kanë qenë pothuajse një gënjeshtër. Kjo sepse në 1930 ishin të ndaluara dhe kur ndodhte ato nuk duhej të ishin më të gjata se 3 sekonda. Aspak romantike apo jo? Regjisorët gjetën një zgjidhje për këtë. Ndërsa xhirohej filmi “Notorous në 1946, Alfred Hitchcock bëri që Ingrid Bergman dhe Cary Grant të putheshin në mënyrë të përsëritur duke u ndërprerë shkurtimisht nga dialogu dhe lëvizjet. Ajo konsiderohet tahmë si një nga skenat më seksi të kohës. Fatmirësisht, ndalimi i puthjes u hoq në fund të viteve ’60.
- Njerëzit bëjnë karrierë nga shkenca e të puthurit
Shkenca e të puthurit njihet si philematology. Dhe ai që studion puthjen mban titullin Osculologist.
- Ka edhe një rekord për puthjen më të gjatë
Sipas rekordeve Guinness, puthja që ka zgjatur më shumë është ajo mes Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Kampionët e puthjes u puthën për 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda.
- E puthura shpëton jetën
Një studim ka përcaktuar se meshkujt që marrin një puthje në faqe nga gratë e tyre përpara se të dalin nga shtëpia, jetojnë 5 vjet më shumë se sa miqtë e tyre që nuk puthen.
- Koha mesatare që një person kalon duke u puthur është 2 javë nga e gjithë jeta e tij.
- Po kërkoni për të duhurin? Puthni sa më shumë partnerë...
Duhen shumë bretkosa përpara se të gjeni princin. Por ky është cmimi i dashurisë së vërtetë apo jo? Një studim britanik gjurmoi numrin e takimeve, ndarjeve dhe one night stand-eve që duhen në mënyrë që meshkujt dhe femrat të gjejnë dashurinë e vërtetë. Ata dolën në përfundimin që duheshin 15 puthje për femrat dhe 16 për meshkujt.
- Puthja ka përfitime fantastike për shëndetin
Të puthesh me partnerin është receta që mjeku do t’ju japë. Të puthurit djeg kaloritë, forcon sistemin tuaj imunitar, cliron dhimbjen dhe parandalon kavitetet.