INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga performanca e Rita Orës dhe Nicki Minaj, të gjitha detajet që keni humbur mbrëmë nga ‘People Choice Awards’

Nga performanca e Rita Orës dhe Nicki Minaj, të gjitha detajet që keni humbur mbrëmë nga ‘People Choice Awards’

Publikuar më: 13:26 12-11-2018

Është mbajtur mbrëmë edicioni i 44 i eventit People Choice Awards, i cili ka bërë bashkë artistët më të mirë në Santa Monica në Californi, jo shumë larg zonës së zjarreve që kanë pushtuar Malibu. ‘People Choice Awards’ ka ndarë çmimet për më të mirët e kinematografisë, televizionit, muzikës, por edhe modës. Pjesë e këtij eventi u bë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, e cila performoi më pas për të ftuarit.
Nicki Minaj dhe Tyga hapën ceremoninë e çmimeve “People’s Choice Awards” me një performancë të këngës së tyre të re “Good Form”. Gjithashtu edhe John Legend dha një performance emocionuese.


Kjo natë ka qenë e gjitha për reperen Nicki Minaj, e cila përveç performancën elektrizuese që dha, ishte fituese e dy çmimeve. Ajo rrëmbeu cmimin ‘Albumi i vitit’ dhe ‘Artistja femer e vitit 2018’.
Për të gjithë ju të apasionuar pas filmit, filmi i vitit u shpall Avengers: Infinity War, ndërsa filmi komedi më i mirë u shpall The Spy Who Dumped Me. Ndërkohë filmi më i komentuar “Fifty Shades Freed” u shpall si filmi dramë më i mirë dhe Jamie Dornan si aktori më i mirë për filmin e zhanrit dramë.  Dhe çmimi për aktoren më të mirë femër për vitin 2018 shkoi për Scarlett Johansson.


Mes fituesve të këtij viti ishte edhe familja Kardashian. Protagonistët e të parit Reality Show që ka në qendër një familje kanë marrë çmimin si reality show më i mirë për vitin 2018. Khloe Kardashian u shpall si ylli më i mirë i reality show për 2018.

a494e23b-b190-4d9f-b8bf-6814406b478d-NUP_185094_0047.jpg

 


“The Ellen DeGeneres Show” mori cmimin e ‘DaytimeTalk Show’ për vitin 2018, ndërkohë që “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” mori çmimin e ‘Nighttime Talk Shoë për vitin 2018’.
Artisti mashkulll më i mirë i vitit u shpall Shawn Mendes. Ndërsa BTS kanë rrëmbyer disa çmime: si çmimin e Groupit më të mirë për2018, kënga e vitit për këngën ‘Idol,’ çmimin ‘Music Video 2018’ përsëri për këngën “Idol”, si dhe ‘Social Celebrity’.


Ndërkohë që të gjithë mendonim se koncerti i Beyonce dhe Jay Z ka bërë namin këtë vit, ‘People Choice Award’ mendonin ndryshe, pasi çmimin e ‘Turit më të mirë për vitin 2018’ ia dha Taylor Swift për Reputation Tour. Ajo që u përzgjodh si më e veshura më bukur nga mediat ishte Victoria Beckham, e cila u nderua edhe me çmimin “Ikona e Stilit”.

Përpos ndarjes së çmimeve,People Choice Award është kthyer edhe një ndër ngjarjet më të rëndësishme të modës, ku artistët kanë shkëlqyer me pamjet e tyre në taptin e kuq. Tapeti i kuq i ceremonisë pa të parakalonin shumë emra të njohur të televizionit dhe kinematografisë.

Victoria Beckham, e cila u shpall edhe ikona e vitit ishte veshur me “Victoria Beckham”

victoria-beckham-.jpg

 


Rita Ora shkëlqeu me fustanin “Versace” bojëqielli me detajet e luleve të florinjta, të kombinuar me çizmet. Me Versace gjithashtu ishte veshur edhe Scarlett Johansson.

 

 

 


Se cilat artiste ishin veshur më bukur mbrëmë tek tapeti i kuq? I shihni tani:

Nadia_Fairfax.jpgMila_Kunis.jpgManu_Gavassi.jpgKris_Jenner_dhe_Khloé_Kardashian.jpgKim_Kardashian.jpgJimmy_Fallon.jpgJames_Charles.jpgElle_Ferguson.jpgCamila_Mendes.jpgAriana_Madix.jpgamber-stevens-.jpgAmber_Valletta.jpgSabrina_Carpenter.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646