INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga PPSH në PS: Ja vendimi që mori Fatos Nano në 1991

Nga PPSH në PS: Ja vendimi që mori Fatos Nano në 1991

Publikuar më: 15:24 29-03-2016

Publikohen dokumentet origjinale të kërkesës dhe vendimit për ndryshimin e emrit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë. Është Instituti i Studimeve Politike i cili ka publikuar dokumentet.

Teksti i kërkesës për ndryshimin e emrit të partisë mban datën 3 Korrik të 1991. Ai është i shkurtër dhe mban firmën e Fatos Nanos ndërsa është përpiluar nga ish- ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi.

“Ju njoftojmë se në bazë të Vendimeve të Kongresit të 10-të të PPSH si parti politike e njohur, veprimtaria dhe marrëdhëniet e saj si person juridik do të vazhdojnë më emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryetari Fatos Nano”, 3.7.1991.

Ndërsa vendimi tjetër, i cili bën ndryshimin zyrtar të emrit nga PPSH në PSSH, mban datën 15 Gusht dhe i përket sërisht Ministrit të Drejtësisë Shefqet Muçi.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711