Ajo është një nga këngëtaret për të cilat flitet më shpesh së fundmi. Jo për muzikën aq sa për aktivitetin e saj të përditshëm. Dikur e shihje teksa mbështeste grupin OTR dhe dallohej në rreshtin e parë në koncertet e Noizyt. Madje në disa postime të mëparshme i kishte bërë të gjithë të mendonin se do të behëj pjesë e OTR. Por gjërat sot duken ndryshe. Gordana, e njohur si Baby G jeton në Londër. Ajo këtë periudhë ndodhet në Shqipëri për pushime, por jo vetëm. Baby G sot u shfaq në këtë postim ne një studio muzikore bashkë me Stresin me të cilin lajmëroi bashkëpunimet në vazhdim. Zyrtarisht pjesë e projekteve të tij. /intv.al/