INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga problemet shëndetësore deri tek planet për fëmijë me Shkëlzen Berishën, rrëfehet Armina Mevlani

Nga problemet shëndetësore deri tek planet për fëmijë me Shkëlzen Berishën, rrëfehet Armina Mevlani

Publikuar më: 14:32 25-04-2022

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë të ndryshme.

Pjesë nga mini-intervista me ndjekësit në rrjete sociale:

Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë?

Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë. Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë.

Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe New York-ut?

Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar New York-un.

Kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë me fëmijë?

Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore.

Si i ke trajtuar? Kam dëgjuar nga ty që ke pasur probleme me PCOS…?

Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sapo i lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt.

Article Logic
Execution time: 0.0022969245910645