INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga protestat në Dallas vriten 5 policë. Ja arsyeja...[VIDEO]

Publikuar më: 09:32 08-07-2016

Pas vrasjes nga policia të dy meshkujve me ngjyrë në Dallas të SHBA, u mbajtën protesta. 11 oficerë policie u qëlluan nga dy snajpera dhe pesë nga ta ndërruan jetë si pasojë e të shtënave, kurse të tjerët janë plagosur.
Raportohet se kanë qenë dy persona, të pozicionuar në dy kënde të ndryshme që hapën zjarr ndaj oficerëve të policies. Ata tentuan të largoheshin me një automjet Mercedes, por gjatë largimit nga vendi i ngjarjes policia ka mundur ti ndalojë dhe ka arrestuar 3 prej tyre. Ndërsa i katërti është vetvrarë teksa po qëndronte i fshehur në një parkim dhe kërcënonte se kishin vënë bomba në disa pika dhe se fundi po afron.
Mediat amerikane thonë se veç policëve nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një civil. Protestat në Dallas nisën pas vrasjes së dy personave me ngjyrë nga policia amerikane gjatë këtyre dy ditëve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775