INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga “Rio 2016” në altar, Sidni Hoxha djeg shaminë e beqarit

Nga “Rio 2016” në altar, Sidni Hoxha djeg shaminë e beqarit

Publikuar më: 18:03 18-08-2016

Kjo verë ishte totalisht ndryshe nga të tjerat për olimpistin shqiptar, notarin Sidni Hoxha. Ai jo vetëm mori pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, aty ku doli i pari në baterinë e tij, duke vendosur rekord kombëtar, por edhe i dha fund beqarisë. Është ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera, ai i cili ka zbuluar këtë  gëzim të Sidni Hoxhës, me anë të një postimi dhe urimi në “Facebook”. Jera ka hedhur një fotografi me çiftin e sapokurorëzuar, ku pozon edhe me gruan dhe vajzën e tij, si dhe jep urimin e përzemërt: “Sidni Hoxha, kampioni shqiptar i notit, i sapokthyer nga “Rio 2016” me rezultate të shkëlqyera, na gëzon dhe me dasmën e tij. Jetë të gjatë dhe me trashëgime!”

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717