Jasmina dhe Andi kanë qenë këto ditë sërish në qendër të vëmendjes. Pasi u përballën në “Për’puthen Prime”, ku bënë deklarata të forta një tjetër detaj mori vëmendje nga ditëlindja e Andit. Jasmina postoi njē foto torte me shkronjën A në Instastory por e fshiu pas disa minutash. Kjo ngriti pikëpyetje të shumta te ndjekësit.
Ditën e sotme i ftuar në “Shqipëria Live”, ai tregoi se Jasmina e surprizoi për ditëlindje duke shkuar në Kosovë.
“Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat. Po në Prime çfarë nuk tha dhe pastaj bën të kundërtën. Unë përballjen e pranova se reflektova rreth asaj çka ajo kishte thënë, plus ja kemi borxh produksionit dhe përkrahësve. Unë e kam mbyll kapitullin, thjesht doja një raport të mirë.”
Sipas Andit, nuk ka as nuk do të ketë më miqësi me Jasminën , pasi nuk e meriton dhe se nuk do të njihet më si Andi i Për’puthen e as të vazhdoj më me dramat e programit.
Pak muaj më parë Atdhe Xharavina zbuloi se i kishte dhënë fund miqësisë me Andi Artanin. Ai bëri një postim në “Instastory” ku tha se u kishte “hequr vizën disa personave që e quanin vëlla dhe ia punonin pas krahëve”.
Ditën e sotme, Andi u pyet edhe në lidhje me raportin që ka aktualisht me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Ai tha se ka qenë një debat shumë pa lidhje dhe që nuk flasin më bashkë.
“Me Atdheun ka qenë një debat shumë pa lidhje dhe është gjynah se kemi ngrënë bashkë, kemi pirë bashkë. Atdheu ka një raport shumë, shumë të mirë me vëllezërit e mi, sidomos të madhin. Ai e di që është gabim, me më thënë më fal, unë e fal. Kam kaluar shumë bukur me të dhe i jam mirënjohës”, tha Andi.