Vlashent Sata ishte sot i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ku foli për periudhën e bukur të shtatzënisë së Dojnës. Ai tregoi se në fillime moderatorja nuk hante fare, ndërsa tani ka filluar t’ia ndjejë lezetin ushqimit.
“Më vjen keq që zgjat vetëm 9 muaj kjo gjë. Unë do të kisha dashur që të zgjaste më shumë kjo gjë. Ka momentet e veta e ka përjetuar edhe më tepër. Fillimisht nuk hante fare, tani ka filluar i ndjen lezetin. Para disa ditësh kishte marr një tortë dhe e futi në ngrirje, mezi po priste ta hante”, u shpreh këngëtari.
Më tej Vlashenti u pyet nëse kanë menduar ndonjë emër për djalin që do vijë në jetë.
“Unë kam gjetur ca emra që në fillim. Problemi që kemi është se kemi pritshmëri. Do doja një emër që nuk ekziston. Po nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ta shoh. Nuk do të donin bashkim ose të risillnim emrin e dikujt. Presim sugjerime, nëse keni ndonjë ide na shkruani. Mi dërgoni në Instagram, më shkruani”, tha ai.