Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani dhe Donaëd Veshaj ishin të ftuarit special “Më lër të flas”. Në një intervistë speciale përballë Romeo Veshaj, çifti folën gjatë për prapaskenat e filmit “5 Herë Jo” dhd jetën private.
Pyetja që të gjithë kanë prej kohësh, është shtatëzania e Borës. A është moderatorja në pritje të ëmbël? Duket se Bora dhe Donaldi lanë sërish "dyer" të hapura për aludime duke e kthyer të gjithë situatën në shaka.
Pjesë nga biseda:
Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.
Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.
Romeo: Ti je baba?
Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh?
Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë? Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.
Bora: Po ku do të dalësh ti?
Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.
Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.
Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.
Lidhur me filmin Bora u shpreh se vështirësia e saj më e madhe si aktore ka qenë në skenat me Donaldin, pasi sipas saj ai nuk është aq romantik në jetën reale.
"Me vinte për të qeshur sa herë që shikoja Donaldin si romantik sepse nuk isha mësuar ta shikoja si të tillë. Duhet të më shkundin mirë që të mos qeshja më sepse po humbnim shumë kohë ashtu."
Gjithashtu Bora shoi edhe zërat që do të jetë moderatore e këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” duke thënë:
"Topi më ka besuar shumë gjëra mua, por “BBV” nuk do e prezantoj unë."