Agim Zeka e nis me gol me skuadrën e dytë të Liles, duke shënuar në sfidën e djeshme kundër Croix.
Sulmuesi i Kombëtares U-19 të Shqipërisë u transferua dje zyrtarisht për 300 mijë euro nga Skënderbeu drejt klubit francez.
Zeka do të luajë deri në fund të sezonit me skuadrën e dytë të Lilës dhe më pas do të bëhet pjesë e ekipit të parë.
“Jam mjaft i lumtur për këtë transferim. Kam kaluar në një ndër kampionatet më të forta të Evropës dhe shpresoj që me shumë punë dhe përkushtim të arrij një ditë të jem pjesë e formacionit. Dua të falënderoj për këtë kalim, drejtuesit e klubit në veçanti Presidentin Takaj dhe drejtorin Haris Fakiç.
I jam mirënjohës klubit për këtë arritje të madhe. Erdha te Skënderbeu një vit e gjysmë më parë ku arrita të shpallem dhe kampion me ekipin e të rinjve. Eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Falënderime dhe për menaxherin tim Shkumbin Qormemeti për besimin e tij karshi meje”, deklaroi Agim Zeka për faqen zyrtare të klubit.