INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sot me kushtetutë të reformuar. Ja kur do të krijohen institucionet e reja...

Nga sot me kushtetutë të reformuar. Ja kur do të krijohen institucionet e reja...

Publikuar më: 10:24 11-08-2016

Debatet shumta për reformën në drejtësi mundën të tejkalojnë dhe grindjet mes politkanëve të të gjitha ngjyrave dhe në mesantën e 22 korrikut të gjithë u bënë bashkë dhe e votuan atë. E duke nisur nga sot në vend do të zbatohet një kushtetutë e reformuar. Kushtetutës së vjetër të Shqipërisë tashmë i janë ndryshuar 46 nene.
Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas  hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.
Po gjithësesi presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjytarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar. Për të zgjidhur këtë problematikë, Nishani edhe pse u takua me ekpertë dhe përfaqësues të partive politike ende nuk ka gjetur një zgjidhje.
Nga Kushteteta e re, ndryshime ka pësuar dhe emërimi i anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë.
Ndërsa insitucioni i tretë që do të ngrihet është Inpektoriali i Lartë i Drejtësisë, kryeinspektori zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.
Pas 8 muaj duhet të ngrihen dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893