Duke nisur nga kjo pasdite, pra nga ora 18 të gjithë ata që duan të shkojnë në “tokën e bekuar” mund të nisin aplikimet për llotarinë amerikane. Për këtë arsye konsullata amerikane njofton se regjistrimi elektronik nis më 4 tetor dhe mbyllet më 7 nëntor. Një nga kriteret e domosdoshme është që aplikantët të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).
Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.
Departamenti i Shtetit NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.
Pas aplikimit përgjigjet pritet të dalin nga data 2 maj deri në 30 qershor 2017.
Për këtë ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov. Gjithësesi ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018.
– Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?
Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit EDV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj.
Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit te ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit NUK mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.
– Sa individë do të përzgjidhen për DV-2018?
Për DV-2018 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do t’i ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar.
Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2018 do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit.
Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së, katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-ve në vendet e huaja.
Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2018.
Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht, nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë.