Në Kaliforni nga 1 janar 2018, kanabisi është i ligshëm. Që sot të rriturit mbi moshën 21 vjeç lejohen të përdorin marihuanë jo mjekësore dhe të mbjellin e rritin deri në gjashtë bimë për familje.
Ekspertë analizojnë se do të jetë një treg që do të tejkalojë atë të birrës. Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, me një popullsi prej 40 milionë banorësh, Kalifornia, që nga viti 1996 ka autorizuar përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore.