Pas letrës së kryetarit të grupit të PS, Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur sot Konferencën e Kryetarëve për të miratuar kalendarin për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Një ditë më parë Ruçi kërkoi që sot të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa raundi i parë të zhvillohet në datë 19 Prill.
Nga ana tjetër opozita ka bojkotuar Kuvendin prej javësh dhe proteston, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.