INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sot: Policët, gratë dhe fëmijët e tyre në ‘sitën’ e Vettingut

Nga sot: Policët, gratë dhe fëmijët e tyre në ‘sitën’ e Vettingut

Publikuar më: 11:08 22-03-2018

Të gjithë efektivët e policisë së Shtetit do të futen në sitën e Vetingut për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre. Nga sot ka hyrë në fuqi ligji i Vettingut në Polici, pas miratimit të tij ne Kuvend disa ditë më parë. 12 mijë efektivë do hyjne në “sitën e verifikimit”! Madje jo vetëm blutë e policisë Gardës së Republikës e SHÇB, por edhe gratë e fëmijët e tyre të cilët i kanë mbushur 18 vjeç.
Kësisoj, nëse një llogari të thjeshtë, të paktën 50 mijë persona do të hyjnë në “skanerin” e ministrisë së Brendshme.
Nga deklarimi i pasurisë, vlerësimi i saj e te kontrolli i figurës, çdo punonjës do duhet të deklarojë:
- të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur me të sipas certifikatës familjare
-udhëtimet private personale apo të personave të lidhur jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit duke specifikuar shtetin, vendin e qëndrimit, kohëzgjatjen, shpenzimet...
-arsimimin e fëmijëve, madhorë apo të mitur, në momentin e deklarimit apo të personave të lidhur duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat, kohëzgjatjen e studimeve...
-sendet e paluajtshme të fituara, të tjetërsuara apo të përdorura, të fituara, poseduara
- sendet e luajtshme të fituara, të tjetërsuara apo të përdorura me vlerë 300 000 lekë, përfshirë mjetet motorike të fituara, poseduara apo përdorura
-investimet apo mjete të tjera financiare që përfshijnë kuotat e shoqërive tregtare, titujt e kredisë, licencat, patenta apo të drejta të tjera
-llogaritë bankare brenda apo jashtë vendit
-detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
-të gjitha marrëdhëniet juridike
-burimet e krijimit të pasurive
Krahas këtyre, 12 mijë punonjësit do duhet të deklarojnë nëse kanë varësi ndaj alkoolit, nëse janë përdorues drogërash, nëse janë të përfshirë në favore. Mosbashkëpunimi ose refuzimi për të bashkëpunuar, asgjësimi, vonesat apo sjelljet e papërshtatshme gjatë procesit referohen në prokurori si vepër penale.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594