INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sot të gjithë me sy nga horoskopi, ç'pritet të sjellë kalimi i Venusit në Gaforre për 12 shenjat? Zbulojeni tani!

Nga sot të gjithë me sy nga horoskopi, ç'pritet të sjellë kalimi i Venusit në Gaforre për 12 shenjat? Zbulojeni tani!

Publikuar më: 22:47 21-05-2018

Dhjetë ditëshi i fundit i muajit maj do të rizgjojë tek të gjitha shenjat e horoskopit emocione dhe energji të reja, të cilat kishit kohë që nuk i provoni. Venusi do të zhvendoset përkohësisht në shenjën e Gaforres, duke përcjellë gjithë dashurinë e tij për zodiakun. Zbuloni më poshtë si do të ndryshojë jeta juaj nën drejtimin e tij:

Dashi: Lëreni mënjanë kokëfortësinë dhe dëshirën për t’i bërë gjërat vetëm. Venusi ju paralajmëron të kujdeseni më shumë për njerëzit që keni afër dhe të mësoni të shijoni çdo moment sikur të ishte i fundit.

Demi: Për Demin, 10-ditëshi i fundit i majit do të sjellë shumë dashuri, aq sa shpeshherë mund të pyesni veten nëse jeni në ëndërr apo është e vërtetë. Partneri mund t’ju suprizojë nga momenti në moment kështu që përgatituni.

Binjakët: Keni nevojë për një këshillues të besueshëm në këtë periudhë të jetës suaj dhe kush më mirë se Venusi mund ta bëjë këtë gjë. Kalimi i tij në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë të ‘’kaloni në sitë’’ të gjithë njerëzit që ju rrethojnë dhe të kuptoni vlerat dhe rëndësinë e gjithkujt.

Gaforrja: Venusi është planeti i dashurisë, mirëpo për Gaforren ka ardhur momenti të tërhiqet nga jeta sociale dhe të qëndrojë vetëm. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet dhe qëndrimet ndaj gjithçkaje që keni kaluar së fundmi, si dhe të mësoni të doni sërish veten.

Luani: Për Luanin jeta në çift shkon shumë mirë, madje njohjet e reja do të kthen në një romancë të bukur dhe të qëndrueshme. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën profesionale të Luanëve. Do të përballeni me probleme përsa i përket mbarëvajtjes së punës. Kujdes, evitoni debatet dhe merrini gjërat me qetësi.

Virgjëresha: Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si doni ju. Mësoni të respektoni mendimin e të tjerëve, hapësirën e tyre dhe të bashkëpunoni me njerëzit që ju rrethojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të fitoni respektin e tyre.

Peshorja: Ashtu si në rastin e Binjakëve, edhe Peshorja ka nevojë për këshillat e planetit të dashurisë, Venusit, në mënyrë që të vlerësojë sa më mirë njerëzit që e rrethojnë. Drita e tij do t’ju ndihmojë të ndriçoni mendimet dhe t’u jepni zgjidhje disa situatave konfliktuale ku ndodheni.

Akrepi: Keni aq shumë dashuri për të dhënë, mirëpo e dini cila është mënyra e duhur për ta ndarë atë me të tjerët? Me siguri që jo, por Venusi do t’ju ‘’zbusë’’ dhe do t’ju mësojë si të ndani emocionet me të tjerët.

Shigjetari: Një moment i artë për Shigjetarin sidomos në çështjet e zemrës. Më në fund keni gjetur personin e duhur, i cili dëshiron të ndajë me ju çdo emocion dhe t’ju shoqërojë në aventurat më të çmendura. Kujdes, nuk duhet ta humbni, gënjeshtrat kushtojnë shtrenjtë.

Bricjapi: Bricjapi ka gjithmonë një plan B me vete, çka e ndihmon të jetë gjithmonë i organizuar dhe të fitojë pikë në fushën profesionale. Mirëpo kur bëhet fjalë për dashurinë, nuk keni nevojë për letra nën mëngë, pasi ajo është sfida të cilën e keni fituar prej kohësh. Shijojeni!

Ujori: Mjaft u dhatë rëndësi njerëzve që nuk e meritojnë, sidomos lakmitarëve dhe lajkatarëve. Mësoni të tregoheni më të kujdessëhm në zgjedhjen e miqve, pasi mes tyre ka edhe nga ata me dy fytyra që tallen pas krahëve tuaj. Gjella me kripë dhe dashuria me karar!

Peshqit: Venusi do të tregohet zemërgjerë edhe me Peshqit, romantikët e përjetshëm të zodiakut, duke ju falur dashuri dhe përjetime pozitive sidomos në familje, shkruan living.al. Mos mendoni se ç’do të sjellë e nesërmja, por jetoni të tashmen.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938