Njeriu më shpejtë në botë, nga sprintier sapo është bërë maratonist.
Dhe nuk e kemi më fjalën për performancën e tij në pistën e vrapimit pasi Usain Bolt i është dedikuar një tjetër “sporti” tashmë. Pas dy netëve shumë të zëna me 3 femra të ndryshme, ai duket se nuk ishte gati ta mbyllte festimin dhe u bë gati për natën e tretë. Këtë herë, pasi qëndroi gjatë në një klub nate në Londër, deri në 5:45 të mëngjesit, ai u kthye për në dhomën e tij të hotelit i vetëm. U duk sikur do përfundonte qetë nata, por me Bolt diçka e tillë thjesht nuk ndodh.
Një taxi plot me vajza u shfaq në hotelin ku po pushonte kampioni olimpik, të cilat kishin ardhur për after-party. Megjithatë duket se vetëm dy vajza u ftuan sipër për t’iu bashkuar atletit xhamajkan. Fillimisht kur doli nga hoteli dhe iu drejtua festës, ai ndodhej në shoqërinë e një bruneje misterioze, por më pas edhe ajo humbi mes turmës, një turme vetëm me vajza.
Motra e Usain, Christine mohon që njeriu i 9 medaljeve të arit të ketë tradhëtuar të dashurën e tij Kasi Bennett. Mesa duket ajo pretendon që e gjithë bota, të jenë të verbër, ndërsa Usain jo shumë i besueshëm. Si do ta justifikojë, nuk duket mirë. Ndërsa për sa i përket të dashurës së bosit të vrarë të drogës, ajo është shprehur se në seks “Bolt nuk ishte sprintier, por maratonist”. Deklarata të forta për një njeri që nuk po ndalet.