INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Taylor Swift tek gruaja e tij Kim, për Kanye West të gjitha janë “kur*a”!

Nga Taylor Swift tek gruaja e tij Kim, për Kanye West të gjitha janë “kur*a”!

Publikuar më: 12:23 12-02-2016

Ishtë një mbrëmje e dhunshme ajo e djeshmja për producentin dhe stilistin 38 vjeçar i cili i është kundërvënë praktikisht çdo gruaje që ka sadopak lidhje me të.

Nga Taylor Swift deri tek Kim K, Kanye thjesht nuk ka kursyer askënd, duke hedhur baltë tek dy personat më të ndjekur në Instagram, edhe pse njëra prej tyre është as më shumë e as më pak se bashkëshortja e tij. Edhe pse në dimensione të ndryshme, si Taylor ashtu edhe Kim në fund të ditës nuk janë asgjë tjetër për autorin e albumit “T.L.O.P”, përveçse dy “bitch”.  Ndoshta është thjesht mënyra se si reperat shprehen, por t’i drejtohesh mamasë së dy fëmijëve të tu në këtë formë është e tepruar edhe për Kanyen.

Kapitulli Taylor është i njohur tashmë. Në këngën e tij “Famous” e realizuar në bashkëpunim me Rihanna, e cila njihet për marrëdhëniet e saj aspak të mira me Swift, Kanye thotë që ka bërë seks me Taylor dhe për më tepër që e ka bërë “atë kurvë të njohur”. Si të mos i mjaftonte çmimi në Video Music Awards për t’i dhënë famë këngëtares 25 vjeçare. Kaq mjaftoi që të gjithë të hidheshin kundër tij, duke filluar nga Gigi Hadid që ishte e pranishme në sfilatën e Kanye deri tek vëllai i Taylor, Austin Swift, që filmoi veten duke hedhur atletet Yeezy në koshin e plehrave.

Ndërsa “kurva” Kim K është thjesht qershia mbi tortë. Në një tjetër këngë nga albumi “T.L.O.P” ai u shpreh mbi Ray J (ai tipi që realizoi një video porno me Kim) se “do të ishin shokë në rast se të dy nuk do të kishin rënë në dashuri me të njëjtën bitch”. Mirë Taylor që fare mirë mund t’i kthejë kurrizin, po Kim që ndan të njëjtin shtrat me të si do ia bëjë? Ndoshta një tjetër video porno, për inat kësa radhe, dhe për të përmbushur fjalën “kurvë” të Kanye. Jo se ka nevojë...

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654