INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga të gjitha këngët e tij, kjo është e preferuara e Ylli Limanit

Nga të gjitha këngët e tij, kjo është e preferuara e Ylli Limanit

Publikuar më: 13:31 26-10-2023

Ylli Limani është një nga këngëtarët më në zë të momentit e këtë e vërteton karriera disa vjeçare e suksesshme e tij. Në çdo kohë të vitit, artisti mundohet të sjellë tek fansat dhe adhuruesit e tij projekte të reja muzikore të cilat menjëherë kthehen në hit.

Qofshin këto balada po këngë ritmike tashmë me kohë, Ylli e ka treguar se gjëja më e mirë që di të bëjë është muzika. Së fundmi artisti, ka zbuluar pak nga kënga e tij e re, e cila është një bashkëpunim me artistët e njohur ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon.

Ylli ka zbuluar gjithashtu se kënga do të publikohet në tetor dhe do të titullohet “Spiti”. Gjithashtu artisti ka treguar se mes shumë projekteve muzikore që ka publikuar në gjithë karrierën e tij, të cilat kanë rrëmbyer zemrën e publikut, ky bashkëpunim është i preferuari i tij.

Article Logic
Execution time: 0.002964973449707