INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga titulli në SHQIP tek data e lançimit! Zbulohen detajet e bashkëpunimit të Don Xhonit dhe Loredanës!

Nga titulli në SHQIP tek data e lançimit! Zbulohen detajet e bashkëpunimit të Don Xhonit dhe Loredanës!

Publikuar më: 15:29 13-10-2021

Pak javë më parë edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, të gjithë po shpresonim se dy artistët, reperi Don Xhoni dhe Loredana se do të sjellin një projekt muzikor.

Pas shumë thashethemeve, lajmi u konfirmua nga dyshja pak ditë më parë. Kjo pasi me anë të një Instastory Don Xhoni ai zbuloi se bashkëpunimi po vjen, ku ripostoi një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar: “Diçka e çmendur po vjen”!

Edhe po vjen vërtet! Tashmë kemi jo vetëm titullin e këngës, por edhe datën e publikimit!

Titulli i këngës është “Gjuj për to” dhe do të publikohet më 12 nëntor. Epo ne mezi po presim!!

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893