Duket se fotoja përvëluese në kopertinën e revistës “Lui” ishte vetëm fillimi.
Tashmë janë zbuluar më shumë pamje nga seti i saj shumë i nxehtë fotografik me fotografin kontroversial Terry Richardson. Këngëtarja 25 vjeçare është bërë dhe më provokuese se sa na krijoi përshtypje fillimisht, megjithëse dueht pranuar se “provokuese” në këtë pikë është thjesht një eufemizëm. Rita Ora u shfaq tërësisht nudo në një foto ku po luante në piano. Ok, ndoshta nuk ishte tërësisht nudo sepse kishte veshur atlete, por le të themi që është një detaj që nuk bie lehtësisht në sy në rast se nuk përqëndrohesh mirë tek fotoja. Daily Mail publikoi gjithashtu edhe foton e kopertinës që realizoi Rita, vetëm se këtë herë pjesa e gjoksit nuk ishte e censuruar, por nudo ashtu siç e ka bërë mamaja. Jo tamam siç e ka bërë mamaja në fakt...