INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Trump tek Erdogan, urimet e liderëve botërorë për Pavarësinë

Nga Trump tek Erdogan, urimet e liderëve botërorë për Pavarësinë

Publikuar më: 17:13 28-11-2018

Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga Krerë Shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”

Ndërsa, Presidenti Italian Sergio Mattarella, në mesazhin e tij të urimit shpreh ndër të tjera se:

“Përkujtimi i përbashkët së fundmi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, forcoi më tej jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe por edhe ndjenjën e ndarjes bashkërisht të faqeve të rëndësishme të historisë – siç u dëshmua konkretisht nga pakica arbëreshe mjaft aktive – si dhe të horizonteve të përbashkëta në gjirin e familjes evropiane dhe të komunitetit euro-atlantik”.

Po ashtu, Presidenti Gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier thekson në mesazhin e tij se: “Shqipëria është për Gjermaninë një partner i ngushtë dhe i besuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i çmuar evropian. “Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian” – vijon më tej mesazhi i Presidentit të Gjermanisë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor shprehet ndër të tjera se: “Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij nënvizon se: “Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimi dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të dy popujve e dy vendeve tona, si dhe të gjithë Evropës”.

Mesazhe urimi Presidenti Meta ka marrë edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë nga shtete nga e mbarë bota.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939