Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko kanë nisur pushimet së bashku me djalin e tyre, Zëri.
Familja ndodhen në Turqi nga ku kanë postuar foto e video duke i treguar fansave si po ja kalojnë atje.
Elita ka ndarë në Instagram momentet speciale që kanë kaluar së bashku.
Një foto të publikuar, moderatorja shfaqet në krahët e Gjikos dhe tepër e lumtur, dhe përmes së cilës ka bërë një dedikim tepër romantik.
"Një prej vendeve më të sigurta për mua janë krahët e tu. Ti je një njeri i mrekullueshëm, të dua dashuri", ka shkruar Elita pranë postimit të fotos.