INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga vajza moderne, përfundojnë xhihadiste! Historia e 40 kosovareve…

Nga vajza moderne, përfundojnë xhihadiste! Historia e 40 kosovareve…

Publikuar më: 11:00 26-01-2016

Edhe pse Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të Evropës që kur Shtetet e Bashkuara e ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb një pjesë e banorëve të saj sot luftojnë në kah të ushtrive të ISIS.
Ajo që e bën historinë dhe të fortë është se janë mbi 40 gra nga Kosova, shumë të reja në moshë, të lindura rreth viteve 1990, që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS. Gazetaria, Arbana Xharra ka bërë një investigim të detajuar në disa qytete të kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Tërpezë dhe ka sjellë disa raste konkrete të këtyre vajzave me emra dhe histori.

Ja shkrimi…

Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.

“Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse.

Faik Uksmajli i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj djali i të cilit, Arbnori, u martua me të dëshmon  me lot në sy, se Laura ishte shumë modern.
Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. - “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.
Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori lëshoi mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë.

Ndërsa një tjetër xhihadiste me famë në Kosovë është dhe Qamile Tahiri, që tani jeton me dy fëmijët e saj në Siri. Edhe pse burri është vrarë, ajo po vazhdon përpjekjet që të rekrutoje nga Siria përmes internetit gra e vajza nga Kosova

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166