Marrëdhënia e Kim Kardashian me Caitlyn Jenner, bashkëshortin e mamasë së saj Kris Jenner ka qenë vazhdimisht e çoroditur.
Duke marrë parasysh këtë fakt fansat kanë ngelur paksa të habitur nga postimi i fundit që 37-vjeçarja ka bërë në Instagram të premten.
37-vjeçarja ka postuar një foto ku shihet mamaja e saj Kris në vaskë duke luajtur me disa flluska shkume dhe nga ana tjetër njerku i saj Caitlyn pa harruar sfondin e fotos ku shihet dhe një shishe shampanjë e markës “Dom Perignon”, shampanjë kjo nga më cilësoret në tregun aktual.
Dyshja Kris dhe Caitlyn shfaqen në momente vërtet relaksuese ndërsa Kimi K e ka shoqëruar postimin me një koment ku shkruan “TGIF”.
Po ta përkthejmë këtë frazë do të rezultoj me togëfjalëshin “Thank God is Friday” dhe rrjedhimisht në shqip: “Shyqyr zotit është e premte”.
Ky veprim i yllit të “Keeping Up With the Kardashians” ka shkaktuar aludime pa fund në fansa dhe postimi është bombarduar me komente të shumta ku thuajse të shumtë janë ata që shfaqin kuriozitetin për të ditur raportin me njerkun e saj Caitlyn.