INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minutë pas minute me situatën e motit në vend

Minutë pas minute me situatën e motit në vend

Publikuar më: 10:53 05-01-2017

 

 

 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 20:45
 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 19:15
 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 18:10

Sipas institutit të gjeo-shkencave, temperatura më minimale mëngjesin e së dielës është shënuar në Vermosh në vlerën – 27 gradë celcius, duke shënuar temperaturën më të ulët në gjithë Shqipërinë.

 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 17:00

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa misione shpëtimi. Në mision shpëtimi janë në fluturim dy helikopterë ‘Cougar’. Njëri prej tyre fluturoi drejt fshatit Iballe të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë. Ata u morën dhe u transportuan në qytetin e Pukës.
Ndërsa helikopteri i dytë përfundoi me sukses gjithashtu një mision në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë. Pas një ore ajo u transportua në maternitetin e Tiranës.

 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 16:20

Metereologët thonë se acari do të jetë edhe për një javë. Temperaturat megjithëse rritën të hënën dhe të martën, do jetë një rritje e lehtë dhe jo shumë e ndjeshme, me afërsisht 3 deri në 4 gradë. Rritja më e ndjeshme do të fillojë nga dita e Mërkurë dhe deri në fundjavë. Ndërsa dita e premte do të jetë ajo në të cilën do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin ku do të fillojnë reshjet e shiut në ultësirën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Ngricat do të jenë prezente gjatë gjithë kësaj javë. 

 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 14:10 
 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 14:00
 
E Dielë, 08.01.2017, Ora 11:30 
 
E Shtunë, 07.01.2017, Ora 22:00
 
E Shtunë, 07.01.2017, Ora 14:30
 
 
E Shtunë, 07.01.2017, Ora 11:00
 
 

E Premte, 06.01.2017, Ora 19:05

Situata është e vështirë në Maqellare të Peshkopisë. Ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe Deputeti Perparim Spahiu kanë inspektuar ndërhyrjen në aksin “Maqellare-Peshkopi”, i cili tashmë është i kalueshëm, pasi janë duke punuar disa makineri për shkak se kushtet e motit janë shumë të ashpra në këtë segment. Me temperaturën -8, problem të madh përbën era e fortë që kthen borën e pastruar në rrugë. Ministri Dervishaj u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që duhet të kenë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në këtë pjesë të rrugës.

 

E Premte, 06.01.2017, Ora 17:45

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka inspektuar gjithashtu situatën në Rrugën e Kombit. Ai ka falënderuar punonjësit e emergjencave civile, si dhe çdo person që po punon në këto kushte të vështira.

E Premte, 06.01.2017, ora 17:30

Pas Dibrës, Ministri i Transportit Sokol Dervishaj, i shoqëruar nga deputeti Përparim Spahiu kanë inspektuar situatën në Urën e Cerenecit në Bulqizës. Ministri Dervishaj u shpreh se nuk ka asnjë problem në qarkullim, situata është në kontroll të vazhdueshëm dhe janë marrë masat e domosdoshme. Ai apelon qytetarët, sidomos ata në zonat malore, të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët.  

E Premte, 06.01.2017, ora 16:45

Dervishaj edhe në Dibër monitoron situatën (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 16:09

Lajme të këqija. Moti do të përkeqësohet dhe më shumë [VIDEO] 

E Premte, 06.01.2017, ora 13:57

Bashkia e Tiranës strehon rreth 100 persona në 4 qendra sociale (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 13:32

ReportIN': Makina qarkullon në autostradën Durrës-Tiranë me plak bore në tavan! (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 12:13

Situata e furnizimit me energji në Kukës, OST: Vijon të jetë me defekt linja 110 kv Kalimash-Kukës (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 12:13

Shqipëria të paktën këtu e lë Serbinë pas...[FOTO] (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 12:10

Elektriçisti rrezikon jetën, 7 orë "ngec" në shtyllën elektrike në Kukës (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 11:41

Një ministër ndryshe! [FOTO] (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 11:10

Ka “Dedë” dhe në qeveri [FOTO] (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 11:00

Stuhi të forta bore mbulon Europën, paralizohet transporti (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 10:35

Ja si është zgjuar Durrësi këtë të premte [FOTO] (kliko për më shumë)

E Premte, 06.01.2017, ora 10:30

 

E Enjte, 05.01.2017, ora 23:30

Ndërkohë që për shumë qytete në veri dhe lindje bora ka bllokuar akset rrugore, Durrësi po shijon bardhësinë e dëborës e cila po bie për herë të parë pas 6 vitesh, egzaktësisht 17.12.2010

15871836_1310965365628835_1357632472311117707_n.jpg

 

E Enjte, 05.01.2017, ora 20:45

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj në Rrugën e Kombit, ndjek nga afër ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese.

“Situata është e vështirë për shkak të rreshjeve të dendura, por pavarësisht kushteve të vështira nuk ka asnjë mjet të bllokuar. Kontraktorët po punojnë pa pushim, por rreshjet janë duke u shtuar. Megjithatë janë marrë të gjitha masat e duhura dhe asnjë mjet nuk duhet të qarkullojë në Rrugën e Kombit pa zinxhirë. U bëj thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në këtë aks, ndërkohë që asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.”, u shpreh Dervishaj.

 

- E Enjte, 05.01.2017, ora 19:25

Në Kukës një punonjës i OSHEE teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një defekti, ka ngrirë për shkak të motit të acartë, por fatmirësisht mjekët kanë arritur ta stabilizojnë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-E Enjte, 05.01.2017, ora 19:10

Moti i keq, Bashkia e Tiranës strehon të pastrehët në qendra sociale (kliko për më shumë) 

 - E Enjte, 05.01.2017, ora 15:20

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ben thirrje drejtuesve te automjeteve te evitojne udhetimin ne Rrugen e Kombit. Ka rreshje te dendura debore qarkullimi eshte  veshtiresuar si pasoje e akullit dhe bores. ARRSH: Pjesa me veshtire sidomos pas tunelit te Thirres. Kontraktoret jane duke punuar per te kthyer normalitetin. Te behet kujdes dhe te perdoren zinxhiret. Te evitohet sa me shume perdorimi i ketij aksi gjate oreve te nates. 

d4506dc5-7a0d-486e-a6c9-212bdf843f79.jpg

 - E Enjte, 05.01.2017, ora 13:10  - Moti sot me temperatura normale. A rrezikohemi nga nesër? (kliko për më shumë) 

 

- E Enjte, 05.01.2017, ora 12:30

Informacioni më i fundit për kalueshmërinë në akset kombëtare. Ka shtim të rreshjeve të dëborës në Veri, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

Në Rajonin Verior Shkodër:  Qarku i Kukësit është përfshirë nga rreshje bore të dendura. Si pasojë e tyre, akset rrugore: Tuneli Kalimash - Dogana Morinë, Kukës - Bushtricë, Domaj - Reç, Kukës - Ura e Zapodit, Shote Galica - Qëndër Kukës - Krumë, qarkullohen me zinxhirë.

Gjithashtu qarkullohen me zinxhirë akset e Burrelit, Peshkopisë dhe Bulqizës.


Në akset e tjera të këtij Rajoni nuk ka ndryshime nga komunikimi i mëngjesit.


Në Rajonin Qëndror Tiranë:  Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij Rajoni.


Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi është normal.


Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Gjithashtu kanë të depozituara edhe sasitë e kripës.

 

 - E Enjte, 05.01.2017, ora 12:10  - Veliaj mbledh Shtabin e Emergjencave (kliko për më shumë)

 

- E Enjte, 05.01.2017, ora 11:00

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje bore në të gjithë Rajonin.

Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Akset në këto qarqe qarkullohen pa zinxhirë. Edhe në akset e Dibrës ka patur rreshje bore. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Akset e këtij qarku qarkullohen me zinxhirë. Edhe në disa akse të Shkodrës ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. në aksin e Razmës qarkullohet me zinxhirë në një pjesë të tij. Edhe në disa akse të Pukës qarkullohet me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës.

 

Të gjithë kontraktorët janë duke punuar me borëpastruese dhe mjete të tjera.


Në Rajonin Qëndror Tiranë: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. në aksin Elbasan - Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.


Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të temperaturave të ulëta. Në Llogora nuk ka probleme me qarkullimin.


Në të tre Rajonet, kontraktorët janë në gadishmëri me mjete borëpastruese dhe fuqi punëtore.


Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0046441555023193