INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga viti i ardhshëm çmimi i biletës së urbanëve në Tiranë 10 lekë më shumë!

Nga viti i ardhshëm çmimi i biletës së urbanëve në Tiranë 10 lekë më shumë!

Publikuar më: 09:41 31-12-2015

Edhe pse vetëm me votat e maxhorancës së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përmes një diskutim maratonë zgjidhja për transportin urban u gjet. Bileta do të rritet vetëm me 10 lekë duke shkuar në 40 lekë ndryshe nga sa kishin kërkuar operatorët e transportit urban në Tiranë, 70 lekë.

Për ditë me rradhë drejtuesit e kompanive të transportit urban kanë bërë “presion” bashkisë në lidhje me rritjen e çmimit të biletës me argumentin se po falimentojnë, madje ata kërcënuan se nëse nuk do ketë zgjidhje nga 1 janari në Tiranë nuk do të ketë më transport urban.

Ndërkohë që opozita për orë me rradhë dhe përmes gjuhës së ashpër nuk u pajtua me rritjen e biletës.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak u miratua edhe dhënia me koncension e parkimit nëntokësor tek sheshi Rinia dhe Bashkisë do të rriten dhe fitimet nga 10% në 15%.

Këshilli bashkiak ka miratuar edhe dhënien me qera të Kinema ‘Agimi’ për 5 vitet e ardhshme.

Ndërkaq u votua dhe buxheti për vitin 2016, me afro 120 milion dollarësh duke përfshirë 39% investime. Veliaj vetë tha se ky buxhet është 3-fishuar në krahasim me vitet e kaluara.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201