Bella Hadid duket se thjesht nuk ka të ngopur kur vjen puna për foto provokuese.
Pas setit fotografik për Vogue, ku motra e vogël e Gigi doli tërësisht topless, ajo rikthehet për të treguar se nuk mund të linte me kaq. Këtë herë radhën e kishte kopertina e revistës Flare, në të cilën modelja bukuroshe shfaqi këmbët e saj që duket se nuk kishin fund. Por ajo nuk mund të realizonte një set pa foton e saj karakteristike, pikërisht ato topless. Bella e mbron modestinë e saj vetëm nga dy duart, në një pozë ku përqafon veten me delikatesë. Kjo vajzë padyshim mund të bëjë gjëra të mëdha, kur vjen puna për të qëndruar nudo.