INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Xhesika Berberi tek Adrola Dushi, Emina Çunmulaj zgjedh modelet shqiptare më të mira dhe më pak të mira!

Nga Xhesika Berberi tek Adrola Dushi, Emina Çunmulaj zgjedh modelet shqiptare më të mira dhe më pak të mira!

Publikuar më: 11:32 28-09-2020

Modelja e famshme në Shqiptari dhe në Amerikë, Emina Çunmulaj ka qenë e ftuar për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën. Sfidës “Ndaje ose Haje” nuk i shpëtoi dot as modelja e njohur; por si gjithmonë e sinqertë dhe pa dorashka Emina iu përgjigj plot sportivitet pyetjes pikante.

Emina u vendos para një vendimi mjaft të sikletshëm ku duhet të rendiste modelet shqiptare nga më e mira tek më pak e mira: Tika Camaj, Angela Martini, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi; ku dy vajzat e fundit i kishte përballë.

Renditja e Eminës ishte kjo:

E para Xhesika Berberi, në vendin e dytë Angela Martini, e treta Adrola Dushi dhe në fund modelja shqiptare me famë ndërkombëtare; Tika Camaj.

Epo vetëm Emina mund të përgjigjej me kaq sportivitet dhe sinqeritet, por a ka ndonje mosmarrëveshje me Tikën nuk dimë të them

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271