INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga zyra e Kryeministrisë shkarkohen nga detyra drejtori i ALUIZNIT dhe 2 punonjës në Vlorë

Nga zyra e Kryeministrisë shkarkohen nga detyra drejtori i ALUIZNIT dhe 2 punonjës në Vlorë

Publikuar më: 13:15 21-11-2018

Edi Rama mirëpret në zyrën e tij çdo të mërkurë qytetarët të cilët hallet dhe problematikat e tyre i kanë zgjidhur përmes portalit shqipëriaqëduam.al. E pas takimit është Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila që bën publike dhe vendimet lidhur me rastet në mbarë vendin. Në një konferencë për shtyp ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri bilancin e aksionit Task Forca Antikorrupsion këtë javë.

Gjonaj bëri me dije se është shkarkuar nga detyra Drejtori i ALUIZN-it Ardian Musta në Vlorë dhe 2 punonjës.
Etilda Gjonaj:
“U mor masa largim nga detyra për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZN-it Vlorë, si dhe përgjegjësin dhe specialistin në këtë drejtori. Kjo masë u mor pasi nuk kanë respektuar procedurat e kërkuar nga ligji në fuqi, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0047941207885742