INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngacmim seksual! Fjalët e gjyqtarit gjirokastrit, Guximtar Boçi kur la zyrën

Ngacmim seksual! Fjalët e gjyqtarit gjirokastrit, Guximtar Boçi kur la zyrën

Publikuar më: 09:18 02-11-2016

Kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Guximtar Boçi, që u përfshi në videoskandalin duke i kërkuar marrëdhënie seksuale një gruaje në këmbim të një vendimi gjyqësor kur la zyrën u tha kolegëve se duan ta shkatërrojnë.
Gjatë këtij momenti, gjyqtari është përshëndetur edhe me kolegët e tij, duke u shtuar: “E vërteta do të zbulohet dhe do mësohet se gjithçka ka qenë me qëllime të caktuara për të më shkatërruar karrierën, familjen dhe jetën time personale”.
Boçi u regjistrua me audio duke i kërkuar favore seksuale një gruaje, në mënyrë që të jepte një vendim gjyqësor në favor të saj. Pas transmetimit të këtij skandali, Guximtar Boçi u shkarkua si kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe u pezullua nga detyra.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715