Një burrë nga Vlora masakron me thikë një të ri. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë me parë në afërsi të tregut të orizit. Sipas Syri.net një mashkull i moshës rreth 50 vjeç ka masakruar me thikë një djalë pasi ky i fundit mendohet ti ketë ngacmuar vajzën.
I riu ka marr disa plagë si pasojë e goditjes me thikë, në bark dhe krah. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Agresori në lagje njihet si person problematik, pasi ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu ku ka bërë 12 vite burg, I akuzuar për vrasje. Policia ka mbërritur ne vendngjarje, por pa mundur te arrestojë agresorin. Policia shton se po kryhen te gjitha veprimet për ndalimin e agresorit.